
Energjia e importuar këtë vit do t’i kushtojë Shqipërisë mbi 1 miliard euro. Këtë parashikim dha në Business News eksperti për sektorin energjetik Lorenc Gordani, i cili dha edhe alternativat për zgjidhjen e krizës energjetike, që janë fotovoltaikët.
“Fotovoltaikët shërbejnë për zgjidhjen e krizës energjetike sepse çmimi është i volitshëm, dhe batimin në një kohë të shkurtër dhe mundësisë që energjia prodhohet aty ku konsumohet. Problem Deri tani ka qenë mendësia, por ngërçi mbetet te rrjeti se është ndërtuar nga qendra në periferi nga konsumatori në rrjet dhe anasjellas dhe sigurimi i energjisë në mënyrë tradicionale ka qenë vështirë nga ana teknike”.
Ai thotë se për ndërtimin e fovoltaikëve interesi maksimal është nga biznesi vendas, të cilët po e shohin me përparësi duke përgatitur projekte serioze dhe propozime konkrete.
“Së fundi ka pasur ndërhyrje nga qeveria për lehtësimet e prodhimit të energjisë për shitje. Ka interes të shtuar dhe projekti më i madh i sotëm është palët private që nuk kërkojnë mbështetje nga shteti është 150 mega që kalon edhe atë të mbështetur nga shteti që wshtë Karavastaja është 140 mega. Kemi kontraktuar dy impiante fotovaltaike, që do bëjnë një ndryshim të rëndësishëm, po punohet për impiant lundrues për naftë të rëndë në portin e Vlorës. Ne kemi ecur me ritme të ngadalta se nuk kemi vendosur këto investime mbi logjikën ekonomike dhe tregun”.
Në të njëjtën linjë edhe me kryeministrin, edhe Gordani paralajmëroi rrezikun e ndërprerjes së energjisë në kushtet kur industria e këtij sektori nuk e përballon.
Ne rrezikojmë shumë dhe sot kemi patur një konferencë të hapur me importuesit e hidrokarbureve dhe fatura që pritet deri në prill parashikohet 320 mln euro subvencion për sektorin dhe sot kishim një shifër të re që është 700 mln euro për subvencionin. Unë parashikoj që energjia e importuar këtë vit do t’i kushtojë Shqipërisë mbi 1 miliard euro. Kryeministri ka thënë që duhet të përgatitemi për çdo skenar dhe po t’i referohemi asaj që ka bërë BE. SHBA dhe be po shkojnë drejt shkëputjes nga federata ruse. Kemi një përshkallëzim të masave. Do të kemi reduktimet e para, por mbetet fakt shqetësues se nuk kemi industri të madhe do ketë kufizime për biznesin dhe ajo që synohet është shërbimi energjetik”. (A2 Televizion)