
Në bursa nafta pësoi një rënie të fortë, duke prekur kuotën e 1.21 dollarëve për fuçi. Por ky lehtësim i shumëpritur nuk është regjistruar në tabelat e distributorëve të shitjes me pakicë të karburanteve, pjesa dërrmuese e të cilëve vijojnë të reflektojnë çmimin rekord të 260 lekëve.
Ekspertët argumentojnë se ky është një abuzim i hapur nga importuesit dhe tregtarët, që po përfitojnë nga situata.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se rritja e çmimit të karburanteve është e papërballueshme për ta, teksa mbajtja e një automjeti në qarkullim nuk është luks, pro domosdoshmëri për aktivitetin e përditshëm.
Vendet e tjera të rajonit kanë marrë masa për të frenuar shtrenjtimin e karburanteve, nëpërmjet uljes së taksave apo vendosjes së çmimit tavan. Ndërkohë që qeveria shqiptare e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të ndërhyjë në treg. (A2 Televizion)