“Putin do fundin e luftës”, Trump njofton se do të takohet shpejt me presidentin rus

Nga Xhevahir Qardaku
2025-02-17 11:50:00 | Bota

“Putin do fundin e luftës”, Trump njofton se do të takohet

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmon se do të takohet shumë shpejt me homologun rus, Vladimir Putin.

Ai pretendon se shefi i Kremlinit dëshiron fundin e luftës në Ukrainë.

“Po lëvizim lidhur me negociatat. Po përpiqemi që të arrijmë paqen me Rusinë dhe Ukrainë dhe po punojmë shumë fort për këtë gjë. Është një luftë që nuk duhej të niste kurrë. Zelenski do të përfshihet, po. Mendoj se Putin dëshiron që luftimet të ndalojnë. E shoh këtë gjë. Ne folëm gjatë dhe prerë.

Ata kanë një makineri luftë të madhe dhe të fuqishme, ju e kuptoni këtë. Ata mposhtë Hitlerin, gjithashtu edhe Napoleonin, dhe siç e dini kanë luftuar për një kohë të gjatë. Ata e kanë bërë atë përpara, por mendoj se ai dëshiron që ta ndalojë këtë luftë.

E kam pyetur nëse po kërkonte të gjithë Ukrainën, sepse nëse ai do të vazhdonte, ky do të ishte një problem shumë I madh për ne. Për mua do të ishte një telash I madh pasi nuk mund ta lejoja që të ndodhte. Mendoj se ai dëshiron t’i japë fund luftës dhe këtë ta bëjë shpejt. Të dy ata, edhe Zelenski dëshiron fundin e konfliktit. Nuk kemi asnjë datë të caktuar, por mendoj se do të jetë shumë shpejt takimi me Putin”, tha Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos