All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tragjedi në Indi, njerëzit shtypen nga turma, mbi 40 viktima gjatë ritualit fetar

Nga A2 CNN
2025-01-29 16:06:00 | Bota
All - Paragraf - 1

Tragjedi në Indi, njerëzit shtypen nga turma, mbi 40 viktima

Të paktën 40 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, pasi u shkelën nga turma, gjatë një feste fetare të besimit Hindu në Indinë veriore.

All - Paragraf - 3

Dhjetëra miliona njerëz ishin grumbulluar për të marrë pjesë në një ritual që parashikonte larjen në lumë, në kuadër të festës 6 javore, shkruan A2 CNN.

Tragjedia ka ndodhur mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit, pranë arenës së asketëve, ku barrikada ishin vendosur për të menaxhuar turmat e mëdha gjatë zhytjes së shenjtë.

Dëshmitarët treguan se kishte pasur shtytje masive pranë zonës ku bashkohen tre lumenj të shenjtë që kishte bërë që besimtarët të binin mbi njëri-tjetrin. Një grua që ishte pjesë e turmës, rrëfeu se njerëzit shkelnin vazhdimisht mbi të dhe nënën e saj kur ato u rrëzuan.

All - Paragraf - 6

Kryeministri Narendra Modi u përcolli ngushëllimet besimtarëve që humbën të afërmit në tragjedi, por pa specifikuar numrin e viktimave, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos