Gjendet një trup i pajetë pranë përroit të Zaranikës, në Elbasan

Nga A2 CNN
2025-07-16 13:13:00 | Kronikë

Gjendet një trup i pajetë pranë përroit të

Një trup i pajetë është gjetur në zonën pranë përroit të Zaranikës, në Elbasan. A2 CNN mëson se zona përreth asaj ku është gjetur trupi është e djegur.

Personi është i moshuar ende i pa identifikuar, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vdekje për shkaqe natyrore.

Policia sakaq ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos