Kandidati i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” në Fier, Azmer Duleviç, i cili humbi mandatin për deputet në zgjedhjet e 11 majit me një diferencë të vogël votash, ka njoftuar largimin nga partia me të cilën kandidoi.
Përmes një mesazhi publik, Duleviç ka bërë të ditur se ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi politik në këtë forcë, duke e cilësuar këtë si një vendim personal, shkruan A2 CNN.
“Të nderuar miq, dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç. (A2 Televizion)