“Sot hapim grup-kapitullin e tretë të negociatave”- Rama drejt Luksenburgut: Vetëm ne e dimë rrugën drejt BE

Nga A2 CNN
2025-04-14 14:05:00 | Politikë

“Sot hapim grup-kapitullin e tretë të negociatave”- Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po udhëton nga Brukseli për në Luksenburg, pasi sipas tij, ditën e sotme do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Komentet Rama i bëri përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku tha se objektivi ambicion i Partisë Socialiste është mbyllja e gjithë procesit të negociatave brenda vitit 2027, shkruan A2 CNN.

Ai tha gjithashtu se vetëm Partia Socialiste e di rrugën drejt Bashkimit Europian dhe sipas kryeministrit, Shqipëria po ecën pa u ndalur në këtë rrugë, derisa të bëhet pjesë e Unionit.

“Bufi shkoi në Europë bashkë me qirje Dulen dhe as darkë nuk i dhanë më narko-kryeministrit thanë. Ja ku jam, rrugës nga Brukseli në Luksenburg, ku sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE, si një tjetër dëshmi kokëfortë që ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE-së.

Ky i sotmi është një tjetër stacion që konfirmon që vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot jemi një hap më pranë objektivit tonë madhor, mbylljes së negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos