Fitorja e qendrës së djathtë në Itali me prirjet më ekstreme që nga koha e Benito Mussolinit e ka ndarë Europën në gjysmë, duke nxitur entuziazmin e të djathtëve, por edhe ankthin në anën tjetër se çfarë do të ndodhë në vendin me ekonominë e tretë më të madhe në Bashkimin Evropian. “Vëllezërit e Italisë” e drejtuar nga Giorgia Meloni rezultoi partia e parë në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. 45-vjeçarja Meloni është në rrugën e duhur për t'u bërë kryeministrja më e re dhe e parë femër e Italisë. Por me shumë pikëpyetje për qeverinë që do të formojë dhe politikat që do të ndjekë. (A2 Televizion)
Epoka Meloni, BE dhe Rusia, fitorja që ndau Europën dhe sfida me qeverinë e re në Itali
