
Momenti kur shitësi i një dyqani fruta-perimesh fluturon në ajër nga era e fortë është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Erzurum, në lindje të Turqisë, javën e kaluar. Pamjet e publikuara nga Retuers tregojnë burrin teksa përpiqet të mbyllë çadrën që kishte vënë jashtë dyqanit, për t’i bërë hije frutave. Në momentin që ai shkul çadrën nga mbajtësja, era e fortë e merr përpara dhe e sposton për disa metra. Sipas mediave lokale, burri u dërgua në spital pasi qëndroi atje për dy ditë. (A2 Televizion)