Përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti bie drejt e në koshin e plehrave

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 11:40 | Kapur në kamera
Përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti bie drejt e

Kamerat e sigurisë së një efektivi të Policisë së Huron, në Ohajo (Ohio) të Shteteve të Bashkuara, kanë kapur momentin kur një i dyshuar për grabitje përpiqet t’i largohet policisë, por përfundon drejt e në koshin e plehrave.

Efektivët ishin lajmëruar për një grabitje në degën e një banke lokale dhe kur shkuan aty dëgjuan zhurma nga tavani i godinës. Disa momente më vonë, u pa i dyshuari, i cili u përpoq të zbriste që aty për t’ia mbathur.

Por 27-vjeçari me sa duket i kishte bërë mirë llogaritë, pasi përfundoi brenda në kosh, ku edhe u arrestua menjëherë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/1MAo10cGZis

A2 CNN Livestream

Latest Videos