
Pas tërheqjes nga gara të mjekut Ilir Alimehmeti në Primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar edhe vetë Belind Këlliçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se, mes tyre është gjetur një gjuhë e përbashkët për të ecur përpara.
Këlliçi ka theksuar se pas 14 majit, ai do të jetë kryetar bashkie, ndërsa Alimehmeti do të mbajë rolin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Sot shqiptarët janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. AJ mi bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur I kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë I bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe”. (A2 Televizion)
Belind Këlliçi