Policia nuk jep leje, ku do të protestojë opozita?

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 20:15 | Politikë
Policia nuk jep leje, ku do të protestojë opozita?

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN nga ku foli ndër të tjera për protestën e parashikuar të opozitës ditën e martë kur do të mbahet në Tiranë edhe Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Salianji u shpreh se perimetri i sigurisë i vendosur është pa sens, ndërsa shtoi se protesta do të theksojë orientimin pro europian të Shqipërisë.

“Ligji e ka të qartë se policia thjesht njoftohet dhe nuk pritet të merret leje. Ligji i parashikon dhe rrethanat komplekse. Mund të thonë edhe perimetrin e vendosim në Malësi të Madhe, por kjo nuk ka sens. Ata që janë organizatorë do të marrin masat për të qenë një protestë për të treguar mesazhet kryesore. Mesazhi kryesor që jep kjo protestë është theksimi i orientimit properëndimor të Shqipërisë dhe nevoja për prezencën e shtuar të BE-së dhe vëmendjen e shtuar në Shqipëri për të pasur mundësinë që një qeveri që ka zaptuar të gjitha institucionet, të ketë një prani të shtuar. Vlerat që bëjnë bashkë liderët e BE është demokracia dhe respektimi i lirisë dhe të drejtave.

Më tej, Salinji u shpreh se nuk ka vend për panik nga protesta e së martës. “Nuk ka dhe nuk duhet të ketë askush frikë nga protesta dhe reagimi. Nuk është ky rasti, por edhe nëse do të kishte parti të tilla që mendojnë ndryshe për samitin, padiskutim që ka vend për protestë. Protesta e nesërme thekson orientimin pro europian të shoqërisë shqiptare, por edhe të opozitës, e cila në çdo sondazh së fundmi është shumicë”, u shpreh Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos