Erdogan i vendosur të bllokojë Suedinë dhe Finlandën për anëtarësim në NATO

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 08:45 | Bota
Erdogan i vendosur të bllokojë Suedinë dhe Finlandën

Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj kundër Suedisë dhe Finlandës në samitin e krerëve të NATO-s në Madrid.

Kjo deklaratë është bërë nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Turqia ka bllokuar Suedinë dhe Finlandën për t'u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore, me akuzën se strehojnë armiqtë e Ankarasë, duke përfshirë anëtarë të grupit militant kurd të ndaluar.

Dy vendet nordike historikisht neutrale aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos