Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, Erdogan ka shpallur fitoren për mandatin e tretë si president i Turqisë. Në shumë qytete të vendit, mbështetës të 69 vjeçarit kanë nisur festën menjëherë pasi ai i falënderoi ata për votën në këto zgjedhje. Sipas mediave në Turqi, ai ka falënderuar edhe mbështetësit e tij në një fjalim të shkurtër përpara tyre. “Ju falenderoj përzemërsisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutinë e votimit. Falenderoj secilin që na besoi përgjegjësinë e qeverisjes për 5 vitet e ardhshme. Fitues të këtyre zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarë turq”, mësohet të ketë thënë Erdogan para mbështetësve të tij. (A2 Televizion)














