Erdogan rikthehet në fushatë pas sëmundjes

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 08:21 | Bota
Erdogan rikthehet në fushatë pas sëmundjes

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u rikthye të shtunën në fushatë në Turqinë perëndimore. Ai mbërriti në qytetin port të Izmirit dhe u prit nga një turmë të madhe njerëzish që kishin pritur me orë të tëra nën diellin e nxehtë. Mediat turke raportojnë se ishte një pjesëmarrje e madhe në një bastion të opozitës.

Nuk kishte asnjë shenjë të sëmundjes që e bëri atë të braktiste ngjarjet kryesore për tri ditë këtë javë, dy javë përpara zgjedhjeve kritike. Zgjedhjet për presidencën dhe parlamentin do të jenë sfida e tij më e vështirë deri më tani, pas njëzet vjetësh në pushtet.

Presidenti foli për gati 40 minuta, me një zë të fortë, duke u tallur me opozitën, duke ngritur spektrin e "terrorizmit" dhe duke thënë se vetëm ai mund të sjellë rritje për Turqinë. Ishte një paraqitje luftarake që siguroi mbështetësit e tij dhe mund të ketë shqetësuar kritikuesit e tij.

Udhëheqësi turk, i cili është 69 vjeç, i befasoi shikuesit e TV të martën mbrëma kur u sëmur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, i cili u ndërpre.

Rivali i tij kryesor për presidencën, Kemal Kilicdaroglu, një kandidat laik i mbështetur nga një aleancë prej gjashtë partish do të mbajë një tubim në të njëjtin vend të dielën.

Sondazhet e opinionit japin një epërsi të vogël për zotin Kilicdaroglu, një ish-nëpunës civil. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/27/ministri-turk-zbulon-semundjen-nga-se-vuan-recep-tayyip-erdogan/
https://a2news.com/2023/04/26/erdogan-nuk-ndihet-mire-gjate-intervistes-live-pezullon-te-gjitha-daljet-publike-me-keshille-te-mjekut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos