All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Erdogan takon Vuçiç: Gati të ndihmojmë që të zgjidhni mosmarrëveshjet me Kosovën

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 19:35 | Ballkani
Erdogan takon Vuçiç: Gati të ndihmojmë që të
All - Paragraf - 1

Në vijim të turit në Ballkan, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ndaloi në Beograd, ku u prit nga homologu Vuçiç, me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp.

Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

All - Paragraf - 3

 “Jemi të kënaqur që është arritur marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për kalimin e kufijve me letërnjoftime. Sa i përket targave, shpresoj që të arrihet marrëveshje sa më shpejt. Jam i gatshëm të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, u shpreh Erdogan.

Më tej, presidenti turk foli dhe për çështjen e Rusisë duke e cilësuar provokuese sjelljen e shumë vendeve ndaj këtij vendi.

"Kur Rusia ndaloi rrjedhën e gazit, papritur, çmimet u rritën në Evropë. Tani të gjithë janë të shqetësuar se si do t'i mbijetojnë dimrit. Pse nuk e keni menduar më parë për këtë? Rusia ka në dorë një letër kaq të rëndësishme. Ju duhet të kishit menduar më parë për këtë”, tha ai.

All - Paragraf - 6

Presidenti turk tha se Rusia nuk duhet të nënçmohet ndërsa tërhoqi vërejtjen se asnjëra palë nuk është duke e fituar luftën në Ukrainë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos