Serbia nuk do lejojë paradën e Krenarisë, Vuçiç: Kemi problemin e Kosovës për të zgjidhur

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 10:19 | Ballkani
Serbia nuk do lejojë paradën e Krenarisë, Vuçiç:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se parada e komunitetit LGTBI e parashikuar të mbahej në muajin shtator nuk do të zhvillohet. Një vendim ky që vjen pas protestave që u mbajtën gjatë gushtit kundër organizimit të këtij eventi.

Kreu i shtetit shton se nuk është i kënaqur me këtë vendim, por shprehet se tashmë Serbia duhet të fokusohet në çështje të tjera, mes të cilave është dhe ajo e Kosovës.

Organizatorët e paradës reaguan menjëherë pas këtij njoftimi, duke bërë me dije se do të vijojnë me planin e tyre duke e konsideruar të paligjshëm çdo lloj ndalimi nga ana e autoriteteve.

Gjatë një konference për shtyp, Vuçiç tha se parada e parashikuar të mbahej mes 12 dhe 18 shtatorit do të shtyhet ose anulohet për shkak të tensioneve në Kosovë si dhe problemeve të reja që kanë lidhje me sigurimin e energjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos