All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nuk ka marrëveshje për targat, Brnabiç: Kurti nuk e do paqen, nuk pranon kompromis

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 15:23 | Ballkani
Nuk ka marrëveshje për targat, Brnabiç: Kurti nuk e do paqen,
All - Paragraf - 1

Serbia dhe Kosova pranuan të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve të përkohshme për hyrje-daljet në kufi, duke i vënë kapakun një prej çështjeve që rindezi gjakrat në veriun e Kosovës. Por ndërsa u mendua se tensionet ishin drejt shuarjes, me disa që e panë madje marrëveshjen si njohje të pavarësisë nga Beogradi, mosgjetja e një zgjidhje për çështjen tjetër të rëndësishme, atë të targave, bën që paqja në veri të jetë ende nën kërcënim.

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë fundjavës së është i vendosur për reciprocitet të plotë, dhe se nga 1 shtatori do të hyjë në fuqi vendimi, që kërkon zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës. Në një intervistë për mediat vendase, kryeministrja Ana Brnabic, e cila mori një mandat të ri në krye të ekzekutivit serb, tha se një periudhë paqëndrueshmërie e pret vendin më 1 shtator, pasi sipas saj, Albin Kurti nuk e do paqen, dhe nuk është gati për një kompromis për targat.

All - Paragraf - 3

“Nuk jemi dakordësuar për asgjë lidhur me targat. Albin Kurti nuk është gati për kompromis, ne propozuam zgjidhje të caktuar, targa me status neutral KS, por ai nuk i pranoi dhe bisedimet po vazhdojnë. Nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë pasi Kurti nuk e do paqen. Destabiliteti i shërben atij si një alibi për të mbuluar problemet që nuk mund t’i zgjidhë”, tha Brnabiç. Ajo bëri thirrje për unitet kombëtar, për të përballuar ato që i quajti kohëra të vështira. Sakaq, Presidenti Aleksander Vuçiç ripërsëriti se marrëveshja me Kosovën për dokumentet e identifikimit është thjesht verbale dhe nuk nënkupton njohjen e pavarësisë. Ai tha se Serbia arriti të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja. Duke ju referuar deklaratës së Kurtit për vendosjen e reciprocitetit të plotë, presidenti serb, tha se kjo do të thotë se ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme. “Unë dhe Serbia do të luftojmë për mbrojtjen e njerëzve tanë”, ishte paralajmërimi  i Vuçiç. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos