Erëza e ëmbël që forcon kujtesën dhe largon stresin

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 09:20 | Lifestyle
Erëza e ëmbël që forcon kujtesën dhe largon stresin

I shton aromën e mirë një filxhani kafeje ose një gotë vere. I jep shije ëmbëlsirave të lehta dhe u jep frutave edhe më shumë shije. Kanella është ndoshta erëza e ëmbël e preferuar e të gjithëve dhe jo pa arsye.

Dhe ndërsa nuk keni nevojë për më shumë arsye për ta dashur atë dhe për ta shtuar në dietën tuaj, është e rëndësishme të dini se kanella është shumë më tepër sesa thjesht një erëz e shijshme.

Sipas studimeve të fundit të kryera në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Birjandit, kanella ka veti antiinflamatore, antioksidante dhe antikancerogjene, forcon sistemin imunitar, si dhe përmirëson funksionin e trurit, sidomos kujtesën dhe të mësuarit.

Po ashtu nga një studim i kryer duke analizuar adoleshentët që konsumojnë kanellën ka rezultuar se ata kanë pasur më pak ankth dhe kujtesë më të fortë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/06/studimi-dieta-mesdhetare-parandalon-demencen-dhe-humbjen-e-kujteses/
https://a2news.com/2022/05/09/te-kesh-pak-kujtese-te-ben-te-jetosh-me-mire-studimi-aftesia-per-te-harruar-eshte-po-aq-e-dobishme-sa-ajo-per-te-kujtuar/
https://a2news.com/2023/02/11/doni-te-mos-keni-probleme-me-kujtesen-perdorni-kete-ushqim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos