“Eriksen komunikoi me video me shokët e tij”

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 21:14 | Futboll
“Eriksen komunikoi me video me shokët e tij”

Christian Eriksen ka folur me shokët e tij të përfaqësueses daneze nga dhoma e spitalit ku është shtruar, pasi humbi ndjenjat në fushë në fund të pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

Sipas DFZ, mesfushori danez ka folur me video, duke i qetësuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Drejtori sportiv i Danimarkës, Peter Moller konfirmoi: “Christian Eriksen rifitoi vetëdijen para se të dilte nga stadiumi. Lojtarët folën me të, u qetësuan dhe pranuan të vijonin ndeshjen”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/12/panik-ne-ndeshjen-danimarke-finlande-eriksen-humb-ndjenjat-ne-fushe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos