
UEFA ka vendosur që pjesa e mbetur e ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës të luhet në orën 20:30.
Ndeshja e grupit B mes Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre në fund të pjesës së parë pasi lojtari danez Christian Eriksen ra në mes të fushës pasi u ndje keq dhe qëndroi për disa minuta pa ndjenja.
Tashmë Eriksen ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar dhe kjo gjë ka detyruar autoritetet më të larta të futbollit europian të dalin me këtë vendimmarrje. Gjithashtu, UEFA deklaron se dhe ndeshja tjetër e mbrëmjes mes Belgjikës dhe Rusisë të luhet sipas parashikimit në orën 21:00. (A2 Televizion)