
Kanë qenë të shumtë mesazhet në rrjetet sociale në mbështetje të Christian Eriksen, mesfushorit të Danimarkës që humbi ndjenjat në fushë, duke shkaktuar panik te kolegët dhe tifozët.
Inter, klubi ku luan futbollisti, shkroi: “Forca, Chris. Mendimet tona janë për ty”.
Shoku i tij i skuadrës, Stefano Sensi, shkruan në Instagram: “Forca, miku im”.
Edhe kundërshtari i tij Cristiano Ronaldo i jep mbështetje në rrjetet sociale: “Lutjet tona janë për ty dhe familjen tënde. Uroj që të përballem së shpejti me ty në fushë”. (A2 Televizion)