
Kristian Eriksen do të rikthehet të luajë pas 4 apo 5 muajve të ardhshëm. Është ky mesazhi që futbollisti danez i ka dhënë shokëve të tij të skuadrës tek Inter, ndërsa u kthye për herë të parë në Itali që pas Kampionatit Europian atje ku 28-vjeçari luftoi për disa çaste me vdekjen pas atakut kardiak që pësoi në fushë.
Eriksen i është nënshtruar kontrolleve intensive dhe do të vijojë të ndiqet nga mjekët e klubit.
Futbollisti danez është optimist për rikthimin megjithatë për të veshur sërish fanellën e Inter i duhet të marrë “ok” nga mjekët për heqjen e aparatit në zemër në të kundërt, Eriksen duhet të mendojë për një kampionat tjetër futbolli siç është ai holandez. (A2 Televizion)