Erion Veliaj hap sondazhin për autobusin e aksidentuar në Lanë: Ta lemë apo ta heqim?

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 18:28 | Aktualitet
Erion Veliaj hap sondazhin për autobusin e aksidentuar në Lanë:

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka hapur një sondazh në Tëitter ku iu kërkon mendim qytetarëve të kryeqytetit nëse duhet të hiqet apo jo autobusi që u aksidentua një ditë më parë, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në dy anët e Lanës.

“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruan Veliaj në Tëitter.

Autobusi i Unazës dhe një makinë tip Benz u aksidentuan mbrëmjen e së premtes, ku 5 persona mbetën të lënduar. (A2 Televizion)

https://twitter.com/erionveliaj/status/1520409949909700608

A2 CNN Livestream

Latest Videos