Drogë në parukeri, një në pranga, një në kërkim

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 09:08 | Aktualitet
Drogë në parukeri, një në pranga, një në

Një 50-vjeçare është vënë në pranga në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia bën të ditur se  bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Beauty salon".

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Z. S., 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Z. S., në rrugën "Dhimitër Shuteriqi". 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos