Erjon Tase, Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani foli mbi ndryshimet apo risitë e kësaj fushate nga ato të kaluara. Sipas Tases, edhe këtë herë jemi përballë fushatave të zgjedhjeve parlamentare ku Kryeministri bën kalendarin 1-mujor të takimeve dhe udhëtimeve nëpër rrethe, në çdo qytet, duke u fokusuar më shumë te sukseset e qeverisë dhe jo te ajo se çfarë kandidatët do të ofrojnë apo do të bëjnë më mirë nëse zgjidhen në krye të kësaj apo asaj bashkie. (A2 Televizion)
Erjon Tase: Diskursi i kryeministrit te suksesi i qeverisë dhe i PS, jo tek ai i kandidatëve
