Gjimnastikë, Petrov fiton finalen e Botërorit në Kroaci

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 15:37 | Sporte të tjera

Matvei Petrov, gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në gjimnastikë, arriti të renditet i pari në garën e kalit me doreza, të zhvilluar në Osijek të Kroacisë.

Gara, pjesë e Kupës së Botës, u fitua nga Petrov, iduke kaluar në renditje rivalët nga Kazakistani dhe Hungaria.

Fitorja rrit edhe më shumë shpresat për një paraqitje të rëndësishme në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në gusht në Tokio.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Petrov fitoi edhe titullin kampion Europe, ndërsa më 25 maj u kualifikua zyrtarisht për në Olimpiadë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos