Barbora Krejcikova fiton Grand Slam-in e parë në karrierë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 22:15 | Sporte të tjera
Barbora Krejcikova fiton Grand Slam-in e parë në karrierë

E panjohura çeke Barbora Krejcikova firmosi këtë të diel rritjen e saj të jashtëzakonshme në tenisin e femrave, ku fitoi titullin e parë Grand Slam në karrierë, në një finale emocionuese në French Open.

Krejcikova ia doli të triumfojë në këtë kompeticon pasi mundi në finale rusen, Anastasia Pavlyuchenkova 6-1 2-6 6-4.

25-vjeçarja ia dedikoi suksesin e saj mentores, Jana Novotna e cila ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare në vitin 2017.

“Ajo është duke më parë nga atje lart”, u shpreh Krejcikova në ceremoninë e dorëzimit të titullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos