Ervin Skela ngjit shkallët te Eintracht Frankfurt

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 11:40 | Futboll
Ervin Skela ngjit shkallët te Eintracht Frankfurt

Ervin Skela vijon ngjitjen në karrierën si trajner. Në orët e fundit, klubi i Eintracht Frankfurt i besoi shqiptarit stolin e skuadrës së 19-vjeçarëve.

Drejtuesit vendosën të largonin trajnerin Agoviç dhe zgjodhën Skelën që të vijonte punën në krye të stolit. Deri më tani 46-vjeçari ishte në rolin e ndihmës-trajnerit të të rinjve.

Duke qenë se ai i njeh lojtarët dhe mentalitetin e klubit, Skela u vlerësua si njeriu ideal për të vijuar punën në formimin e talenteve të rinj të Eintracht Frankfurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos