Erzeni “zhyt” Kukësin dhe shkruan emrin tek pretendentët për titull

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 16:51 | Futboll
Erzeni “zhyt” Kukësin dhe shkruan emrin tek pretendentët

Erzeni mposht Kukësin në transfertë dhe shkruhet zyrtarisht tek pretendentët për titullin në Superiore.

Ekipi shijakas mundi verilindorët me rezultatin e pastër 0-2 me golat e Nonato dhe Alan. Një rezultat deri diku surprizues, nga momenti që Kukësi e kishte filluar më mirë ndeshjen me një gol t anuluar nga VAR dhe një penallti te gabuar në minutën e 37 nga kroati Basha.

Erzeni përfiton nga dhuratat e kundërshtarit dhe shënon në fund të pjesës së parë, ndërkohë që në golin e dytë pati sërish nevojë për ndërhyrjen e sistemit VAR.

Erzeni ngjitet në vendin e 4-t me 26 pikë, 5 më pak se Tirana kryesuese. Ndërkohë, Kukësi zhytet në krizë duke qëndruar në vendin e fundit me 16 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos