Zogu i bën glasën në kokë, por nuk i sjell fat

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 08:15 | Futboll

Thuhet se kur zogu të bën glasën në kokë, ke fat. Por, Alexander Zverev e hedh poshtë këtë “teori”.

Tenisti gjerman, në ndeshjen e raundit të dytë të Australian Open, humbi ndaj Michael Mmoh, edhe pse zogu ia bëri në kokë.

Kur po bëhej gati të shërbente, Zverev ndjeu diçka në flokë dhe pas disa sekondash e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë. I vënë në siklet, gjermani shkoi për të marrë peshqirin dhe u pastrua, ndërkohë që publiku nisi të qeshte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos