Napoli nuk e ndal revanshin, tjetër fitore drejt titullit

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 19:58 | Futboll
Napoli nuk e ndal revanshin, tjetër fitore drejt titullit

Napoli ka fituar me rezultatin e pastër 0-2 ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Salernitanës, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për garën e tyre për titullin kampion.

Djemtë e Spalletit nuk e vunë në diskutim fitoren në këtë ndeshje, ndonëse hasën vështirësi në gjetjen e golit, për shkak të vendosjes mirë të mbrojtjes vendase.

Napoli kaloi në avantazh në minutën e 47 të pjesës së parë me Di Lorenzo , ndërsa goli i dytë u shënua pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë nga i përhershmi Osimeh.

Tashmë, pas 19 javësh kampionat, Napoli ka grumbulluar 50 pikë, 12 më shumë se Milani që e pason në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos