Escobar: Kurti është partneri ynë, por nganjëherë i vështirë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 10:32 | Kosova
Escobar: Kurti është partneri ynë, por nganjëherë i

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është partner i tyre, por nganjëherë është “partner i vështirë”.

Në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore Escobar tha se Kosova dhe Serbia janë partnere te SHBA-ja.

“Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me perfitime për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, ka thënë Escobar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos