Escobar la jashtë agjendës Berishën, Alibeaj: Folëm për qëndrimin ndaj "non gratave"

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 16:10 | Politikë
Escobar la jashtë agjendës Berishën, Alibeaj: Folëm për

Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Gabriel Escobar vizitoi më herët gjatë ditës së sotme selinë e re të Partisë Demokratike dhe më pas shkoi në Partinë e Lirisë ku u takua me kreun Ilir Meta.

Alibeaj bën të ditur se gjatë takimit u ndalën te përgatitjet e PD-së  për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.

Po ashtu, ai bën të ditur se i bëri të ditur Escobar-it, shkeljet që po bëhen sipas tij, nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, “lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve.”

Tëmë e bisedës, sipas Alibeajt, ishin edhe zhvillimet në PD.

...dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare,” tregon kreu i komanduar i PD-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/12/berisha-i-perjashtuar-meta-zbardh-takimin-me-gabriel-escobar/
https://a2news.com/2023/04/12/escobar-ne-tirane-takime-me-opoziten-perjashton-berishen-non-grata/

A2 CNN Livestream

Latest Videos