Escobar viziton Tiranën më 9 dhjetor, diskutohet integrimi dhe lufta ndaj korrupsionit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 09:25 | Politikë

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, në datën 9 dhjetor.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë "për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime".

"Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor", lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/escobar-ne-maqedonine-e-veriut-po-punojme-qe-vendi-juaj-te-jete-pjese-e-bashkimit-europian/

A2 CNN Livestream

Latest Videos