
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nga Vlora ka reaguar në lidhje me ftesën që kryeministri Rama i bëri Bashës.
Vasili nënvizoi se përgjigjët e Bashës ishin të qarta dhe e cilësoi kryeministrin si kufomë politikë.
“Përgjigjet e Bashës kanë qenë të qarta. U kam kërkuar miqve të mi që të mos e përdorin më thirrjen, “Rama ik”, pasi Rama ka ikur. Nuk kemi asnjë sekondë kohë për të humbur me kufoma të tilla politike. Na duhet të veprojmë sa më shpejtë me reforma politike”, tha Vasili. (A2 Televizion)