
Qeveria e Kosovës bën me dije se një makinë e autokolonës ku udhëtonte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfshirë në një aksident rrugor.
Eskorta e Kurtit ishte duke udhëtuar në drejtim të Gjilanit, ku kreu i qeverisë do të mbante një fjalim, kur një prej mjeteve u përfshi në aksident.
Sipas zëdhënësit Kryeziu, Kurti nuk udhëtonte në makinën e aksidentuar, duke shtuar se si pasojë e përplasjes nuk ka asnjë person të lënduar.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë me të cilën ecin mjetet që transportojnë personalitetet në përgjithësi.
Aksidentin e pranoi dhe vetë kryeministri Kurti, i cili gjatë fjalimit në Gjilan u shpreh se u vonua në takim për shkak se duhet të shkonte në Polici për të dhënë detaje për ngjarjen. (A2 Televizion)