
Promovimi dhe përçimi i folklorit, këngëve, valleve dhe dokeve popullore te brezat e rinj ka bërë bashkë në një aktivitet Pogradecin, Kolonjën dhe Devollin.
Grupet folklorike të të rinjve nga këto zona kanë shpalosur traditat më të mira në EtnoFest.
Që nga Llazoret, Dasma, Devolliçja e famshme dhe vallet aq elegante të Kolonjës u shpalosën mjeshtërisht nga grupet e të rinjve, mjaft interesante është interesi i lartë i tyre për të trashëguar këto tradita dhe zakone.
EtnoFest erdhi edhe si një kthim i vëmendjes nga e kaluara nëpërmjet një ekspozite etno-kulturore që udhëtonte shumë vite pas në kohë.
EtnoFest, krahas promovimit të etno-kulturës te brezat e rinj, ka si qëllim edhe vlerësimin e qindra valltarëve dhe muzikantëve popullorë të juglindjes. (A2 Televizion)