































Një fotografi e një këlyshi luani 3-muajsh, duke u rrëzuar nga një trung peme në Parkun Kombëtar Serengeti të Tanzanisë, ka fituar çmimin “Comedy Wildlife Photography 2022”. Imazhi i shkrepur nga fotografja Jenifer Hadley mposhti 5000 aplikime të dërguara nga më shumë se 85 vende të botës, për t’u renditur në vend të parë.
"Sinqerisht, kur pashë finalistët, isha e lumtur të ndodhesha mes tyre, por nuk prisja kurrë të fitoja. Kishte kaq shumë foto të mahnitshme dhe qesharake të kafshëve. Më pëlqen vërtet ky konkurs fotografish sepse tregon një anë tjetër të kafshëve, si dhe ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e habitateve të kafshëve të egra."
Jenifer Hadley, fotografja fituese
Një hipopotam që zvarritet, një çift peshqish që shikojnë të habitur kamerën, një buf që shkel syrin, si dhe shumë momente të tjera qesharake ishin pjesë e konkursit të këtij viti. Në fotogalerinë e mësipërme po rendisim disa nga këto imazhe të veçanta. (A2 Televizion)