Nga Anderlecht te Osijek, Abazaj nis një aventurë të re

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 14:21 | Futboll
Nga Anderlecht te Osijek, Abazaj nis një aventurë të re

Kristal Abazaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është lojtari më i ri i skuadrës së Osijekut në Kroaci.

Abazaj u transferua nga Skënderbeu te gjigandi belg i Anderlecht në verën e vitit 2018, por kjo lëvizje nuk rezultoi e goditur të paktën deri tani për sulmuesin, i cili për të gjetur më shumë hapësira është zhvendosur në Kroaci.

Klubi kroat i Osijekut publikoi një foto në Twitter, ku shkruante se Abazaj është lojtari më i ri i skuadrës.

Mësohet se Abazaj ka kaluar te Osijeku në formë huazimi me të drejtë blerjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos