
Kalimi i Ronaldos te Juventus vazhdon të mbetet një lajm, edhe pse kanë kaluar 8 muaj që portugezi la Madridin.
Një nga njerëzit që e ka ditur i pari këtë transferim ishte braziliani Marcelo. “Më tha që do largohet, teksa po stërviteshim për finale e Kievit, por unë e mbajta sekretin që ai e zbuloi vetë pas disa javësh”, tregoi braziliani për gazetaren Tati Mantovani.
Edhe Marcelo është përfolur për një kalim te Juve, gjë të cilën nuk e mohon edhe pse ai pranon se i pëlqen jeta në Madrid. (A2 Televizion)