
Pasi e mbylli javën në nivelin e gati 100 lekëve, euro po fiton pikë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet këtë të hënë për 101.07 lekë.
Në shitje euro po këmbehet për 101.6 lekë, ndërsa po blihet për 100.55 lekë.
Për shkak të metodologjisë së përllogaritjes së kursit të këmbimit, këtë fillim-javë po shfaqin shenja forcimi edhe dollari, paundi apo franga zvicerane. (A2 Televizion)