Kadastra "offline", mbyllja e sporteleve po vështirëson procesin e shit-blerjes së pronave

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 15:53 | Ekonomi
Kadastra "offline", mbyllja e sporteleve po vështirëson

Fundi i “epokës fizike të kadastrës”, hapi i guximshëm i qeverisë që kaloi 71 shërbimet vetëm “online” që nga 3 korriku, po vështirëson procesin e shit-blerjes së pronave. Prej më se dy javësh agjentët imobiliarë po hasin vështirësi për regjistrimin e transaksioneve.

“Në këtë situatë ku ka një rritje të kërkesës kryesisht nga shtetasit e huaj na ka krijuar në situatë shumë shqetësuese. Procesi i digjitalizimit po bllokon procesin e shitjes,” shprehet Indrit Abdiu, agjent imobiliar.

Situata e pranuar edhe nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të paktën deri në kalimin e plotë të të dhënave fizike në formatin “online”

“Kadastra po hedh të dhënat fizike në online. Duket se do të marrë kohë. Nga ajo që kemi folur me AKSHI do të marrë shumë kohë. Ndërkohë ne jemi të bllokuar.”

Nën argumentet e luftimit të korrupsionit dhe burokracive, kryeministri Edi Rama njoftoi në fund të muajit të shkuar mbylljet e sporteleve të kadastrës, për t’i kaluar të gjitha shërbimet te E-Albania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos