Euro “me thasë” sekuestrohen në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 18:28 | Kronikë
Euro “me thasë” sekuestrohen në portin e Durrësit

Një sasi e madhe eurosh është sekuestruar pasditen e së shtunës nga policia në Portin e Durrësit.

Valuta e huaj ishte fshehur në disa thasë në kamionin me targa TR 2046 U dhe deri në këto momente është ndaluar vetëm drejtuesi i tij.

Sipas burimeve kamioni ku u gjet sasia e madhe e eurove transportonte nga Italia në Shqipëri materiale dhe lëndë të parë për fasoneritë që shërbejnë për prodhimin e këpucëve.

Ende nuk ka detaje për këtë operacion nga policia ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e pritësve të këtyre eurove dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos