
Dy pallate dhe një hotel në lagjen Nr. 13 në Durrës janë sekuestruar, pasi dyshohen si të përfituara nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017 materialet në ngarkim të shtetasit P. T., për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Shtetasi P.T. është i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. (A2 Televizion)