U shkatërron makinën kushërinjve me çiften e gjyshit, në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 09:28 | Kronikë
U shkatërron makinën kushërinjve me çiften e gjyshit,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi me inicialet A.G. sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjëherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu, të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos