Euro në pikiatë, parashikim i zymtë i ekspertëve

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 21:16 | Ekonomi
Euro në pikiatë, parashikim i zymtë i ekspertëve

Monedha europiane pritet të pësojë një tjetër goditje deri në fund të dhjetorit. Parashikimi bëhet nga ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, ecuria e euros do të kushtëzohet nga tërheqja e Bankës së Shqipërisë nga tregu valutor dhe sasia e valutës që do të futet për festat e fundvitit.

Euro pritet të shënojë rënie të mëtejshme deri në fund të dhjetorit. Ndërsa ka prekur minimumin e ri prej 123.8 lekë në tregun tonë valutor, monedha europiane do të ndodhet nën presionin e faktorëve që do ta rrëzojnë edhe më tej deri në fund të dhjetorit. Sipas ekspertëve, ajo që do të ndikojë është valuta që do të hyjë në Shqipëri nga emigrantët dhe turistët në fundvit.

Ekspertët vlerësojnë se rënia e euros po ndodh për shkak të tërheqjes së Bankës së Shqipërisë nga tregu valutor, e cila nuk po blen më sasinë e tepërt në qarkullim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos