“Jelekverdhët” ngadalësojnë ekonominë franceze

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 18:24 | Ekonomi
“Jelekverdhët” ngadalësojnë ekonominë franceze

Protestat antiqeveritare në Francë do të ngadalësojnë rritjen ekonomike të vendit në shifra pranë zeros për tremujorin e fundit të vitit, sipas një deklarate të Bankës Qendrore.

https://a2news.com/2018/12/10/macron-reagon-ndaj-protestave-ulje-taksash-dhe-rritje-te-pages-minimale/

Kjo e komplikon më tej edhe detyrën e Presidentit Emmanuel Macron për të bërë lëshime për të pushuar lëvizjen.

Banka e Francës përgjysmoi parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës, në vetëm 0.2 për qind.

Në bursa ndërkohë ranë aksionet e kompanive kryesore në fushën e hotelerisë, transportit dhe shitjeve.

Kryengritjet gjatë kësaj periudhe ndikojnë rëndë edhe në sezonin e Krishtlindjeve, pasi bllokimet e rrugëve kanë penguar zinxhirët e furnizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos