FMN apel qeverisë: Rrit investimet në arsim

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 12:41 | Ekonomi
FMN apel qeverisë: Rrit investimet në arsim

Ndërsa studentët kanë nisur tashmë prej ditësh protestat për përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve në arsim, më herët ishte FMN, që në mbyllje të misionit në Shqipëri, i kërkoi qeverisë që të investonte më shumë në këtë sektor, si një mënyrë për gjeneruar rritje ekonomike.

“Duhen investime në arsim, sidomos ato që kanë të bëjnë me arsimin profesional, në mënyrë që ne të plotësojmë nevojat e biznesit për aftësitë që i duhen sektorit dhe tregut të punës”

Kastriot Sulka, ekspert për ekonominë

Ekonomia ka shënuar rritje vitet e fundit, nga 1% në 2013-ën, në 4%, që është edhe parashikimi këtë vit. Por me këtë shifër në dukje pozitive, dy janë problemet: E para, se ajo nuk ka burime të qëndrueshme që ta gjenerojë dhe së dyti, në këtë nivel nuk ndikon në jetën e shqiptarëve, duke e bërë që të jetë veçse një statistikë në raportet zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos