Euro në revansh, kapërcen 122 lekë, në rritje edhe valutat e tjera

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 15:05 | Ekonomi

Euro po fiton pikë kundrejt lekut në tregun tonë të këmbimit, një dukuri e pritshme me mbarimin e efekteve sezonale nga prurjet valutore të turistëve dhe emigrantëve qe kaluan pushimet në atdhe.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po shkëmbehet me mbi 122 lekë, duke fituar 0.5 lekë kundrejt një dite më parë. Për ekspertët, euro do të fitojë edhe pak pikë deri në fund të vitit për të mos kaluar nivelin e 123 lekëve.

Fatos Çoçoli

Sipas ekspertit Fatos Çoçoli,  “euro do të rritet sepse faktorët që e ulin, sidomos prurjet e turistëve, janë drejt ezaurimit të tyre.  Besoj se mund të shkojë qetësisht deri në kuotën 123, dhe të rrijë aty deri në mars”.

Përveç euros, kursi i Bankës së Shqipërisë evidenton ditët e fundit një forcim të të gjitha monedha të huaja kundrejt lekut shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos